Tiranë, 14 prill 2015 – Sot është afati i fundit që subjektet politike në Shqipëri të regjistrohen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 21 qershor.
Deri më tani janë 19 forca politike, për të cilat KQZ-ja ka pranuar dokumentacionin dhe ka bërë regjistrimin e tyre, ndërkohë që 27 të tjera janë bërë pjesë e procesit por pritet shqyrtimi i dokumenteve. Ndërkaq, data 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e nismëtarëve që mbështesin kandidatë të pavarur në këtë garë zgjedhore, raportojnë mediat nga Shqipëria. Zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë të parat që zhvillohen në Shqipëri, pas miratimit të hartës së re administrative – territoriale, e cila ndan vendin vetëm në Bashki dhe në 61 njësi lokale.
Sot skadon afati i regjistrimit – Aktualisht 19 parti janë certifikuar në KQZ
POSTIMI I RADHËSKrasniqi: “Po lirohen personat që kanë vepra penale” (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.