Dragash, 28 mars 2015 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, Abdulla Hotin, Kujtim Shalën, Valon Murtezin, Bajram Gecin, si dhe nga deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Anton Çunin, Naser Osmanin dhe Hatim Baxhakun, sot ka qëndruar në Dragash, për të marrë pjesë në kremtimin e 25-vjetorit që shënoi dega e LDK-së në këtë komunë. Të pranishëm ishin edhe Aziz Hodaj nga dega e LDK-së në Prizren dhe Nijazi Ademaj nga dega e LDK-së në Zhur.
Në këtë përvjetor u fol shumë për të kaluarën e LDK-së si dhe për vizionin e së ardhmes, ku i pari i kësaj partie në Dragash, Fatmir Mehmeti, foli për veprimtarinë e partisë në nivelin lokal, ndërsa i pari i Partisë dhe njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, foli për aktivitetin dhe rëndësinë e partisë në nivel vendi. Por, si kryeministër që është, Mustafa ka folur më shumë si shef i qeverisë se sa për partinë që drejton. Ai tha se do të bëjë çmos që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve, sic tha, për ditë e më shumë. “Nuk mund të ju premtoj se kurë do të ndodhë ndryshimi, por ajo që dua të ju them, është se çdo ditë do të jetë më e mirë se e djeshmja”, tha mes tjerash Mustafa.
Në sallën e stërmbushur me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, për ta shënuar këtë çerekshekull të ekzistencës së LDK-së, dega e Dragashit ka përgatitur edhe shfaqje kulturore, me valle tradicionale.
Çdo ditë do të jetë më e mirë se e djeshmja, premtoi Isa Mustafa në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKFilloi ora verore – Akrepat shtyhen 60 minuta përpara!
POSTIMI I RADHËSShënohet bujaria kuksiane – Me bukë, kripë e zemër!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.