Fatmir Mehmeti: “Koalicioni i përmbush kërkesat tona”


mustafa mehmeti ldkDragash, 24 nëntor 2014 – Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, duke e komentuar koalicionin mes dy partive të mëdha në Kosovë, thotë se kjo është një ngjarje që reflekton shpresë për dalje nga qeverisja aktuale që është e keqe. “Është ngjarje që, padyshim se ka shkaktuar lëkundje të disponimit, sidomos tek elektorati jonë i LDK-së, por që në esencë ky koalicion përmbush kërkesat e subjektit tonë, për ta ndërtuar formacionin e shpresës, duke dalë përfundimisht nga ky izolim evropian që na është bërë. Thënë ndryshe, është një shkëndijë shpresëdhënëse për të mirën e qytetarëve e sidomos të atyre që nuk janë pjesë e PDK-së dhe që kanë qenë të diskriminuar nga qeverisja aktuale”, thotë Mehmeti për Radio SHARRI-n, i sigurt se elektorati do ta përkrah këtë koalicion, sapo ta kuptoj efektin e tij, “Do ta kuptojnë të gjithë se LDK di t`i përmbushë ofertat e veta, ku e fundit ishte demokratizimi dhe kyçja e Kosovës në mekanizmat e avancuar evropianë e më gjerë. Ata që po i fërkojnë duart, duke menduar se LDK po fundoset, kanë prognoza falltoresh dhe asgjë më tepër. LDK është e vetmja parti evropiane në spektrin shqiptar. Ditë të mira, padyshim se do të vijnë”, parashikon Mehmeti.


 

  1. Shpresojm se do te behet keshtu siq po thuani ju

  2. Te kshyrim se si do ja bajn tash a do mund te e ndalojn korrupsionin apo do e shtojn me shum

Leave a Reply