Fëmijët iu vdesin në duar, pas vaksinimit – Mjeku tmerrohet!


vaksina femijet vdesinBeirut, 17 shtator 2014 – Të pakten 15 fëmijë kanë vdekur, në pjesën e Libanit që kontrollohet nga rebelët, pasi kishin marrë vaksinën. Disa prej fëmijëve kanë treguar shenja të shokut alergjik, rreth një orë pasi janë vaksinuar në raundin e dytë të vaksinës kundër fruthit, njoftoi gazeta libaneze “The Daily Star”, e cila e ka prononcuar mjekun që po e administronte Qendrën e vaksinimit, në qytetin  Jarjanaz.
I shokuar nga kjo ngjarje, mjeku ka thënë se të gjithë fëmijët ishin paraqitur me shenja të njejta dhe se, asnjëherë nuk kishte parë shenja të tilla. “Britma dhe ulërima dëgjoheshin nga prindërit, të cilët po shikonin vdekjen e fëmijëve në duart e tyre, një orë pasi i kishin vaksinuar”, ka thënë mjeku, Abdullah Ajaj, i cili e ka përjetuar keq ngjarjen, pasi i mungonin edhe aspiratorët dhe mjetet tjera antishok në qendrën që po e administronte. /AlbaniaON/