Samiti i NATO-s hapet me akuza ndaj Rusisë – Nesër diskutohet për ISIS-in!


nato-samiti-rusiaBruksel, 04 shtator 2014 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e ka kritikuar dhe akuzuar ashpër Rusinë, se po e sulmon Ukrainën.
Rasmusen ka thënë se Rusia po vazhdon të destabilizojë situatën në Ukrainën lindore, pavarësisht që presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se po përgatit një plan për armëpushim.
Pak para fillimit të samitit, Rusia është kritikuar edhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, i cili e ka cilësuar ndërhyrjen ruse në Ukrainë, të papranueshme. Ndërsa e ka paralajmëruar Rusinë, se Perëndimi do t’i forcojë sanksionet ndaj saj, nëse vazhdon me këtë sjellje.
Samiti i NATO-s që po mbahet sot dhe që do të vazhdojë edhe nesër, temë kryesore do ta ketë Rusinë dhe krizën në Ukrainë. Ndër temat tjera do të jenë edhe militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. (REL)


 

KËRKO FJALËT