• Me mbylljen e 17 Pseudouniversiteteve Private, a do te fillojë në Shqipëri epoka, kur të këtë marrë fund lufta kundër racionalizmit dhe intelektualizmit? O tempora o mores!…
Nuk di se cfarë të them, sepse ajo tani është shumë e vjetër. Atiintelektualizmi agresiv u shfaq në Shqipëri në vitin 1945, por ai u ngrit në sistem, në vitin 1967. Hordhitë e Enver Hoxhës, të 6 shkuritit 1967, krijuan sistemin kundërracional dhe antiintelektual, i cili, me anë të Shkollës së Partisë, iu dha diploma injorantëve që këta pastaj të dhunonin intelektualët, duke i drejtuar ata në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Sado që hoxhizmi i kishte frikë intelektualët, për asnjë çast nuk lejoi që nota të shitej në univeristet apo në gjimnaz. Shkolla e Partisë, ishte vetë zbulimi për të larguar intelektualët nga administrimi i lartë shtetëror. Intelektuali ishte armik potenciel i regjimit. Ky ishte regjimi hoxhist i dhunës dhe i të ashtuquajturve punëtarë që drejtuan shtetin, me histerinë e urrejtjes së tyre kundër intelektualëve shqiptarë. Por, atëherë hoxhizmi s’e kuptoi dot që, pikqërisht kjo histeri antiintelektuale do ta groposte vetë hoxhizmin.
Në vittin 1991, teksa po binte komunizmni, u mendua me të drejtë se, arsyeja perëndimore që po rilindte në Shqipëri, do ta shkatërronte përfundimisht antiitelektualizmin hoxhist. Por, nuk ndodhi kështu. Ardhja në pushtet e Sali Berishës, si absolut në vitin 1992, vijoi doktrinën hoxha të antiintelektualizmit, por me metoda të tjera: sërish intelektualët do të damkoseshin, por këtë herë jo si “armiq të socializmit”, por si “shërbyes të komunizmit”. Prandaj, filloi reforama arsimore për të eliminuar akademizmin shqiptar: Universiteti Banal i Plepave Durrës, shitja e notës dhe prishja e 90 përqind të institutive shkencorë, ishte reforma Berisha. Shkencëtarët shqiptarë, sot punojnë në perëndim; të dëbuar e të lënë pa punë nga reforma Sali në akademizmin shqiptar.
Rëzimi i Berishës me dhunë, në vitin 1997, sikur nisi ta përmirësojë këtë gjendje, por sërish shkolla mbeti në degradim; derisa rikthimi i Saliut në vitin 2005, e kaloi antiintelektualizmin sërish në sistem. Por, tani, në vend të Shkollës së Partisë, u krijuan universitetet private që duhej të inondonin vendin me diplomim injorantësh, dhe pastaj, këta injorantë të diplomuar, të drejtonin shtetin. Ky do të ishte shteti dhe shoqëria saliiste: një injorancë që të shuante gjithçka intelektive në Shqipëri.
Rrëzimi i Saliut dhe mbyllja e 17 universiteteve banalë, sikur e ndërpreu dje këtë gjëmë antiintelektuale në Shqipëri. Por, beteja duhet të vijojë deri dhe tek anulimi i diplomave me ligj. Një audit dhe një hetim i thellë duhet bërë në këto universitete, dhe, ndonëse prokuroria është e Saliut, domethënë e antiintelektualizmit, duhet bërë presion të fillojë hetimi radikal për shitjen e diplomave. Në Shqipëri duhet të fillojë beteja reale për racionalizmin e mohuar, që nga viti 1945. Ky është një “revolucion në intelekt”, dhe duhet bërë patjetër. Asnjë popll nuk ka barazi ndaj intelektit; dhe intelekti i lartë i një populli, është vetë vlera universale e atij populli. Këtë ka dashur t’iu heqë shqiptarëve hoxhizmi në fillim dhe Sali Berisha në këto 20 vjet. A do ta fillojmë betejën për shkollën racionale, të rreptë dhe me sistem vlerësimi të pakorruptuar në Shqipëri? Kriza jonë është e gjitha në menaxhment sepse kemi pasur vazhdimisht një shkollë joracionale dhe të dhunuar me kast nga antiintelektualizmi. Duhet të fillojë revolucioni racional i shkollës në Shqipëri!… Duhet të fillojë realisht investimi në intelektin e lartë të shqiptarëve.