Për Bajram, qyteza e Dragashit u mbyt nga bërlloku! (Foto)


berllogu dragash dyDragash, 28 korrik 2014 – Në ditën e parë të festës më të madhe fetare, Fitër Bajramit, Dragashi ishte i mbytur nga bërlloku.
Banorët e kësaj qyteze të vogël, pothuajse të gjithë e kishin braktisur Dragashin, për ta kremtuar festën nëpër fshatrat e tyre. Bashkë me ta, dukej sikur edhe kompania që merret me menaxhimin e mbeturinave ishte zhdukur nga Dragashi. Madje, ata nuk janë parë as dy ditët para festës edhe pse kontejnerët e Dragashit, rëndom i zbraznin për çdo ditë.
Ndryshe, për këtë festë, qytetarët marrin masa shtesë për pastrimin e ambienteve të shtëpisë, si kurrë më parë. Edhe kompania angazhohej më shumë në prag të fëstës së Bajramit. Por, kësaj radhe nuk ka ndodhur kështu.