Ambasadorja amerikane këmbëkryq – Shqiptarët jo!


jakobson junik hoolbrookJunik, 22 korrik 2014 – Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Trejsi Xhekobson, dje në Junik është ulur këmbëkryq, duke respektuar kështu traditën shqiptare. Por, këmbëkryq nuk kanë qëndruar kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, si dhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ndonëse qëndronin përkrah mysafires amerikane.
Xhekobson qëndroi në këtë komunë, me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore, në odën e Junikut, në nderim të ambasadorit, Riçard Holbruk, i cili ndërroi jetë në vitin 2010. Në këtë odë është vënë fotografia e tij, si shenjë kujtimi për brezat e ardhshëm.