Sherri i Kroacisë, degradohet gjyqtari Nishimura!


kroacia futboll kombetareCyrih, 20 qershor 2014 – FIFA e ka ndëshkuar gjyqtarin japonez, Yuichi Nishimura, për ndarje jo korrekte të drejtësisë, në duelin Brazil – Kroaci. Nishimura është lënë për gjyqtar të katërt, në ballafaqimin mes Hondurasit dhe Ekuadorit, në kuadër të Grupit E, që zhvillohet sonte në mesnatë. Në Kroaci, kjo shihet si një ndëshkim nga ana e FIFA-s për japonezin, me të cilin kroatët u ndanë të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë që bëri ai, në ballafaqimin e parë të Kampionatit botëror mes Kroacisë dhe Brazilit, në Grupin A.
Kujtojmë se Nishimura ia fali një penallti Brazilit, me të cilën nikoqiri kaloi në epërsi 2:1, kurse paraprakisht nuk pati guximin e duhur që të përjashtonte sulmuesin Neymar, pas një goditje me bërryl në fytyrë që ky i fundit i bëri mesfushorit kroat, Luka Modric. Në fund, Brazili fitoi me rezultat 3:1, kështu që sonte ai nuk do të jetë gjyqtar kryesor në ballafaqimin mes Hondurasit dhe Ekuadorit, por në vend të tij do të jetë, Benjamin Williams nga Australia.