Valevë, 22 nëntor 2013 – Në qytetin e Valevës, në Serbi, është martuar edhe një femër nga Shqipëria. Ajo e ka pranuar për burrë një punëtor krahu nga Oseqina, në rrethin e Valevës. Sërgjan Gjurgjeviq (36) është martuar ma shtetasen e Shqipërisë, Suada Taipin, 28-vjeçare nga qyteti i Shkodrës, pasi më herët edhe dy motrat e saj ishin martuar në Serbi, njëra në Leskovc dhe tjetra në Valevë. “Nusja është e mrekullueshme. Jeta është e çuditshme dhe dëshmon se nuk ka kurrfarë rregullash, kur është në pyetje e ardhmja. Sërgjani ynë ka gjetur dashurinë e jetës së tij, pikërisht në Shqipëri. Atij i dëshirojmë fat dhe shpresojmë t’i plotësohen të gjitha dëshirat, në radhë të parë, shtimi i familjes”, thonë familjarët e dhëndrit, teksa e përgëzonin për martesën. Suada është vajza e shtatë nga Shqipëria që është martuar në rrethin e Valevës, në Serbi. Kumbari që e solli atë në këtë shtet është tekniku i veterinarisë, Vojislav Palija, i cili me ndihmën e miqve të tij nga Mali i Zi, ka ndërmjetësuar në këtë çiftëzim, që dikur nuk mund as të mendohej. “Tashmë ia kemi marrë dorën, pasi në disa raste kemi arritur me sukses që t’i kurorëzojmë djemtë nga Serbia me vajzat nga Shqipëria. Vajzat shqiptare janë treguar të mira. Ato shumë shpejt kanë pranuar mënyrën e re të jetesës, sikurse që janë adoptuar shumë shpejtë edhe me zakonet tona, pasi kanë mësuar në kohën rekorde gjuhën serbe. Ato janë të zonja dhe të ndershme dhe, tani po arrijnë edhe foshnjat e para nga këto martesa”, thotë Palija, të cilit po i lajmërohen në vazhdimësi të pamartuarit nga të gjitha anët e Serbisë. Për shkak të interesimit të madh të djemve serbë, për tu martuar me vajzat nga Shqipëria, Vojislav Palija ka filluar negociatat me drejtuesit e Komunës Oseqina, që të hapet një zyrë për ndërmjetësime martesore ndërkombëtare, në mënyrë që të gjejnë më lehtë nuse, numri i madh i djelmoshave serbë, që kanë mbetur pa u martuar. Padyshim se mentaliteti shqiptar reagon ndaj këtyre martesave, që dikur konsideroheshin si të pazakonta. Ndër reagimet e para, shqiptarët thonë se këto martesa po bëhen si pasojë e “moralit dhe karakterit të ulët që kanë femrat nga Shqipëria”. Por, ka dhe nga ata shqiptarë, të cilët këtë lloj martesash e shohin nga një këndvështrim tjetër. Ata thonë se “këto femra, shumica nga rrethi i Shkodrës, janë mbeturina të gjakut sllav, që dikur i ka asimiluar regjimi komunist, sa që edhe gjuhën e tyre sllave e kanë harruar”. Në botën moderne, kur janë në pyetje martesat apo të rënët në dashuri mes kombeve dhe religjioneve të ndryshme, konsiderohen si veprim pozitiv dhe shpesh duartrokiten. Kjo, sepse martesat e tilla i ofrojnë më shumë kombet dhe religjionet, e që si rezultat vjen deri tek thënia e famshme “e gjithë bota është një – të gjithë njerëzit janë njësoj”.
Vazhdojnë martesat e femrave nga Shqipëria, me serbë!
POSTIMI PARAPRAKLinda Halimi, nxehtë e më nxehtë!
POSTIMI I RADHËSSalim Jenuzin, më 1 dhjetor do ta mbështesë edhe AKR-ja!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.