Liridona Misinaj riemërohet drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport!

Liridona Misinaj riemërohet drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport!

Dragash, 23 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, e ka riemëruar sot znj. Liridona Misinaj – Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pasi paraprakisht ajo është tërhequr nga pozita e kuvendares, për të cilën pozitë kishte marrë më së shumti vota në zgjedhjet e tetorit, duke u shpallur si kandidatja më e votuar në këto zgjedhje lokale.
“Gjatë mandatit të kaluar, ajo ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe vizionit në ushtrimin e kësaj detyre, duke kontribuuar ndjeshëm në zhvillimin dhe avancimin e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Dragashit, përmes projekteve të shumta që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e të rinjve, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive”, thuhet në arsyetimin e kryetarit Bexhet Xheladini, i cili e uroi drejtoreshën e riemëruar që të ketë edhe më shumë suksese në detyrën e saj, me bindjen se edhe gjatë katër viteve të ardhshme do të vazhdojë të shërbejë me dinjitet, përgjegjësi dhe vizion, krejt kjo në interes të qytetarëve të Komunës së Dragashit.