Gjenden mbetje mortore – Dyshohet të jenë të zhdukur në luftën e fundit!

Gjenden mbetje mortore – Dyshohet të jenë të zhdukur në luftën e fundit!

Prishtinë, 21 tetor 2025 – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kryer gërmime në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, ku kanë gjetur eshtra njerëzish, për të cilët dyshohet të jenë persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë se gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë njerëz, ndërsa mbi 1 mijë e 500 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.