Prizren, 12 korrik 2022 – Në kilometrin e parë të udhës, Zhur – Prizren, një burrë nga treva e Gorës së Dragashit ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime, njoftoi sot Policia. “Rreth orës 7:30, mëngjesin e sotëm, në afërsi të fshatit Zhur, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku janë përfshi një kamion dhe një automjet udhëtarësh (Golf – IV), me targa të Serbisë. Si pasojë e këtij aksidenti, jetën e ka humbur një person, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë dhe është transferuar në QSKUK. Personi i tretë po kurohet në Spitalin e Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se, që të tre personat që ndodheshin në automjetin e udhëtarëve, janë nga treva e Gorës së Dragashit.