Dragash, 20 janar 2022 – Ndonëse ishte thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme për ta zgjedhur nënkryetarin e Komunës së Dragashit, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, Kuvendi as që arriti të nis punimet, pasi nuk u miratua rendi i ditës, i cili kishte vetëm këtë pikë.
Kur u hodh në votim rendi i ditës, rezultoi se ishin në numër të barabartë votat PËR dhe KUNDËR (13:13) e që vota e dytë e kryesuesit e përcaktoi rezultatin, duke votuar kundër.
I pyetur nga redaksia jonë se, përse e kishte thirrur mbledhjen, me që ishte kundër rendit të ditës, kryesuesi, Uran Halimi, tha se ishte revoltuar me disa deklarata nga LDK-ja, saktësisht nga kreu i saj në Dragash, Qamil Kolloni, i cili e paska ftuar LV-në që t’ia kthej borxhin partisë gorane – JGP. “Ne po i tregojmë LDK-së se nuk kemi asnjë borxh ndaj JGP-së, ashtu siç është prononcuar për media kryetari i LDK-së. Domethënë, ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj larjes së borxheve të marrëveshjeve të tyre që i bëjnë nën tavolina e as përmbushjen e epsheve të tyre për pushtet”, tha mes tjerash Halimi.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që po dështon zgjedhja e nënkryetarit të Komunës së Dragashit nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Thirret e jashtëzakonshme por nuk kalon as rendi i ditës në Kuvendin e Dragashit! (Video)
POSTIMI PARAPRAKQamil Kolloni merr drejtimin e Drejtorisë për Ekonomi…