Dragash, 14 gusht 2021 – Në redaksinë tonë kanë trokitur disa qytetarë, të cilët ankoheshin se në Qendrën për Vaksinim kundër Covid-19 në Dragash nuk po respektohen terminet.
Ekipi ynë ka dalë në terren dhe ka kontaktuar me përgjegjësin e Qendrës së Vaksinimit, Bekim Vehapi, nga i cili kemi mësuar arsyen e mospërputhjes së kohës që iu është caktuar qytetarëve për vaksinim dhe realizimin në praktikë. “Po, është një mospërputhje sepse në Prishtinë kohën e vaksinimit po e llogarisin nga ora 07:00, ndërsa ne fillojmë punën më vonë. Pos kësaj, fillimi i procesit merr edhe dhjetëra minuta kohë për tretjen e dozave, kështu që vjen deri tek mospërputhja e terminit. Por, kjo nuk është arsye që qytetarët ta bëjnë tragjike, pasi asnjë nga ta nuk mbetet pa u vaksinuar”, tha për redaksinë tonë përgjegjësi i kësaj qendre, Bekim Vehapi.
Vaksinimi në Dragash zhvillohet pa probleme (Video)
POSTIMI PARAPRAKPërfundoi turneu “Ta afrojmë Diasporën përmes Futbollit”
POSTIMI I RADHËSNë SHML “Ruzhdi Berisha” rihapet drejtimi për Farmaci