Vrasje në Xërxë, mes pronarëve të autobusëve!

Foto: ARKIV

Foto: ARKIV

Rahovec, 26 mars 2016 – Pronari i një kompanie të autobusëve është vrarë me armë zjarri, nga një koleg i tij i një kompanie tjetër të autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit.
Viktima N.K. i moshës 50-vjeçare ishte pronar i kompanisë së autobusëve “Mendi”, kurse i dyshuari është T.Z. pronar i kompanisë së autobusëve “Jupi”, njoftoi Klan Kosova, duke u thirrur në deklaratat e komandantit të Stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli. Mësohet se kësaj ngjarje i kishte paraprirë një zënkë e tyre në Prizren, ku edhe janë përleshur fizikisht, por që më pas protagonistët ishin ndjekur me automjete, deri në fshatin Xërxë, ku edhe ka ndodhur rasti tragjik i vrasjes. Policia ka bërë me dije se dorasi është arrestuar dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në tërësi.

Leave a Reply