Dragash, 18 shtator 2015 – Në një vizitë spontane që i ka bërë fshatit Zaplluxhe, në trevën e Opojës, komuna e Dragashit, profesori ynë i nderuar, Nexhmidin Ramadani, viziton edhe vëllezërit blegtorë nga ky fshat, Ahmet dhe Myrtezan Myrtezanin, nga të cilët mëson Zaplluxhja, gjithnjë e më shumë po i ngjason një fshati zvicëran.
Në sfondin e videos së realizuar nga profesori Ramadani, duket ferma që po e ndërtojnë këta vëllezër të vyeshëm, e cila pritet t’i japë edhe më shumë kolorit dhe shprese këtij fshati të skajshëm të Opojës dhe jo vetëm. Prandaj, me të drejtë po konstatohet se fshati Zaplluxhe, për ditë e më tepër, po i ngjason një fshati zviceran, ku e gjithë jeta mund të zhvillohet Bio, nëse banorët punojnë në këtë drejtim.
• Shiko pamjet – VIDEO