Dragash, 26 shkurt 2020 – Komuna e Dragashit sot pranoi 13 kontejnerë për mbeturina, donacion nga kontigjenti ushtarak italian, të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it.
Në emër të Komunës, këtë donacion e pranoi nënkryetari nga radhët e komuniteteve, Sherif Aga, si dhe zyrtari operativ nga “Eko Regjioni” në Dragash, Nexhat Isufi.
Kontejnerët do t’i jepën ndërmarrjes për menaxhimin e mbeturinave në Dragash “Eko Regjioni”, të cilët, sipas Isufit, po bëjnë çmosë që kjo trevë të jetë sa më e pastër.
Ushtarët italianë i dhurojnë Dragashit 13 kontejnerë
POSTIMI PARAPRAKBora vështirëson rrugët e Dragashit – Probleme te “Laku i Keq”
POSTIMI I RADHËSDe Biazi: “Rashica ishte i vogël për ta marrë në Evropian”