Dragash, 26 mars 2020 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), se kjo e fundit vendimet e Kuvendeve të Komunave mund t’iu bëjë vlerësimin e ligjshmërisë, të cilat ndërlidhen me aspektet financiare, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19, i ka propozuar Kuvendit mbajtjen e mbledhjes urgjente. Më këtë rast, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Betim Merdiu, thërret mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për datën 27.03.2020, duke filluar nga ora 09:00, në Sallën e Kuvendit në Dragash, e që do të jetë në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së, ku edhe janë marrë masat adekuate.
Kjo mbledhje do ta ketë për rend dite Propozim-Vendimin për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.
Thirret mbledhje urgjente e Kuvendit të Komunës!
POSTIMI PARAPRAKShkuam deri në hënë por nuk mbërritëm në zemër
POSTIMI I RADHËSNë fshatin Blaç kapet një person me Marihuanë!