Çorovodë, 09 dhjetor 2013 – Një ngjarje, me pasojë të rëndë për një qytatar, ndodhi sot në Çorovodë të rrethit të Skraparit, në Shqipëri, pas një grindjeje mes krushqive. Policia raportoi se, Dritan Cufe, nga Çorovoda por banues në Tiranë, në bashkëpunim me kushëririn e tij, Arben Cufën, tentoi të vriste me thikë dhëndrin, Zeni Halia, për shkak se ky i fundit ishte ndarë me motrën e tij. “Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, pas grindjes që kishin mes vete, e cila rezultoi me shumë mosmarrëveshje mes palëve në konflikt.
Viktima, Zeni Halia, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë së Çorovodës, duke shtuar se, tashmë janë arrestuar dy autorët e këtij sulmi, 35-vjeçarin, Dritan Cufe dhe 39-vjeçarin, Arben Cufe.
Tentuan ta vrasin dhëndrin, për shkak të divorcit!
POSTIMI PARAPRAKPensionohen pjesëtarët e MUP-it serb në Kosovë!
POSTIMI I RADHËSKosova bëhet me letërnjoftime biometrike
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.