Prishtinë, 05 shkurt 2019 – Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ka njoftuar drejtorinë e SHSKUK-së se, kirurgu Rrahim Ymeri, është larguar përkohësisht nga puna, pas denoncimeve që ka bërë në media një paciente, e cila është ankuar se nuk ka marrë shërbime shëndetësore, madje doktori në fjalë është sjellë keq më të, duke e ofenduar.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, të cilën e ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, mjeku në fjalë ka shkelur detyrat dhe përgjegjësitë e punës.
Më herët është raportuar edhe një shkrim i detajuar, ilustruar edhe me incizime, për të cilin thuhet se arsye e intervenimit nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, ka qenë sjellja jo korrekte e doktorit me pacienten, raporton – IndeksOnline.
Suspendohet nga puna kirurgu Rrahim Ymeri
POSTIMI PARAPRAKArrestohen të dyshuarit për vjedhje në Bresanë!
POSTIMI I RADHËSHaradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr!