Dragash, 16 shkurt 2019 – Të premten, në fshatin Bresanë është sulmuar fizikisht kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Betim Merdiu. Lajmin e ka bërë të ditur sot policia, duke shtuar se sulmuesi është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje. “Është arrestuar një person, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht kryesuesin e Kuvendit Komunal të Dragashit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë, duke shtuar se lënda i kaluar prokurorisë dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
Sulmohet kryesuesi i Kuvendit të Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKPlaçkitet benzinalja në Bellobrad – Plagoset punëtori!
POSTIMI I RADHËSStudentët e UBT-së vizituan punishten më të madhe në Prizren