Dragash, 11 maj 2014 – Këshilli organizativ i Shoqatës së Afaristëve të Dragashit, të shtunën mbajti takimin e radhës, në të cilin u shqyrtua draft-statuti i shoqatës, i cili do të prezantohet në Kuvendin themelues. Në këtë takim, pas diskutimeve të shumta konstruktive, dolën disa qëndrime të tjera, të cilat çojnë drejtë finalizimit të regjistrimit të shoqatës. Propozim i shumicës ishte emërtimi i shoqatës me emrin “SHARRI”, me që ky emër tashmë është identifikim për komunën e Dragashit dhe njëkohësisht shumë firma mbajnë këtë emër. Gjithashtu, u mor qëndrim që të bëhen përgatitjet për Kuvendin e Parë të shoqatës, i cili pritet të mbahet brenda këtij muaji.
Deri në takimin e ardhshëm, i cili është caktuar të mbahet të shtunën, më 17 maj, është lënë mundësia e hapur për të gjithë afaristët që duan të inkuadrohen në shoqatë, për të qenë pjesëmarrës në konstituimin e saj. Ndërkohë, është hapur edhe propozimi për dizajnimin e logos së shoqatës, ku secili që ka aftësi dizajnuese mund të ofrojë propozimin e tij.
Shoqata e Afaristëve të Dragashit, pagëzohet me emrin “SHARRI”
POSTIMI PARAPRAKAustria fiton Eurovisionin 2014 – Shqipëria mungoi në finale!
POSTIMI I RADHËSKinezi u gjet i gjallë, pas 17 vjetësh bllokimi në minierë!