Kosavë, 18 mars 2018 – Në përvjetorin e katërt, që kur u nda tragjikisht nga jeta, sot përkujtohet mësimdhënësi nga fshati Kosavë, Ridvan Kolloni. Në këtë përvjetor, ai është përkujtuar nga familjarët e tij, përkatësisht i vëllai, Besniku, i cili nga Austria ka dërguar një telegram përkujtimi në redaksinë tonë. “Vitet po kalojnë por dhimbja mbetet e njëjtë për ne. Në atë natë të ftohtë dhe të errët, ti ike, duke na lënë me dhimbje të përjetshme. U largove, duke na lënë me zemra të thyera. U largove, jo pse deshe ti, por se ashtu paska qenë e shkruar. Sot u benë katër vjet pa ty djali, vëllai, babai ynë i dashur. Por, në zemrat tona mbetesh ende gjallë. Jemi krenarë që të patëm. Lavdi”, thuhet në telegramin e Besnik Kollonit, dërguar në redaksinë tonë.
Kujtojmë se veterani i luftës së fundit, Ridvan Kolloni, në ditën e sotme, para katër vjetësh, humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, në hyrje të fshatit Kosavë, teksa po kthehej këmbë në shtëpi.
Përkujtohet Ridvan Kolloni – Sivjet vetëm nga familjarët!
POSTIMI PARAPRAKGentiana Qafleshi po i rikthehet jetës suksesshëm
POSTIMI I RADHËSMira Janji lanson hitin e radhës – Një baladë të këndshme!