• Pas një debati që kam patur në “Opinion”, fanatikë berishistë dhe ca media online kanë përhapur me zell gjuetie shtrigash një shpifje të ulët, sikur unë paskan qenë spiun i Sigurimit dhe se paskam bërë një kallëzim që paska patur për pasojë dënimin e një personi.
Një e shkuar, që po të ishte e vërtetë në rastin tim, e them në parantezë, do të qe e pa denjë për profesionin e gazetarit. “Dokumentet” që kanë servirur si provë janë falsifikime shumë qesharake, një fletë leksioni për drurët pyjorë dhe një tjetër, programi i punës i një gjyqtari, nuk e di se për çfarë procesi. Tek kjo letër e fundit, krahas firmës dhe emrit të gjyqtarit në fjalë, është shtuar emri dhe mbiemri, Andrea Stefani, dhe një firmë që nuk ka të bëjë fare me mua.
Këto dy letra janë servirur, njëra si gjoja kallëzimi që unë kam bërë (dhe kjo është ajo letra që flet për drurët) dhe tjera është, gjoja vendimi që ka dhënë gjyqtari për atë të shkretin që unë e paskam kallëzuar. Skenari është i qartë. Berishistët që, sikundër dihet tashmë, kanë shumë ish-spiunë të sigurimit në radhët e tyre, duan të vendosin “detantën” e spiunllëkut, duke shpifur për kundërshtarët. Përmbushjen e epshit për të bërë spiunë këdo që urrejnë, duket se ja u lehtëson edhe mos hapja e qëllimtë e dosjeve të Sigurimit, pas edhe më shumë se dy dekadave nga rënia e diktaturës. Por, fatkeqësisht për ta, nuk jetojnë në botën e tyre solipsiste, ku realiteti dhe gjakimet që i mundojnë janë një.
Kuptoj që fanatikë, të shpërblyer nga pushtetet berishiste, të jenë marrëzisht të interesuar dhe plot epsh për të njollosur figurën time, si një nga kritikët më të ashpër të idhullit të tyre. Por, është e pafalshme, jo profesionale dhe jo etike, që media të ndryshme online të publikojnë materiale që tentojnë të cenojnë reputacionin e një gazetari, deri edhe pa verifikuar, jo vetëm vërtetësinë por edhe pa parë fare (që mund të jetë edhe një verbëri e qëllimtë) përmbajtjen e faksimileve që publikojnë! Madje ka media që, edhe pse ua kam bërë të qartë mashtrimin, nuk kanë denjuar, jo vetëm të kërkojnë falje, por as të bëjnë përgënjeshtrim, duke vazhduar ta mbajnë të publikuar këtë mashtrim. Kjo është një orgji me lirinë e fjalës dhe të mediave dhe bashkëfajësi në falsifikim. Si e tillë, nuk i falet asnjë gazetari dhe as edhe mediave, sepse është kundër lirisë së fjalës, kundër të vërtetës. Liria e fjalës nuk mund të jetë liri e gënjeshtrës. Prandaj, kushdo që është përfshirë në këtë skenar të turpshëm do ballafaqohet me mua, radhë pas radhe, përpara gjykatës. Atje të provojnë me dokumente shpifjet e tyre. Është një veprim që e shoh të domosdoshëm, jo vetëm për reputacionin tim si gazetar (që nuk do mund ta njollosin kurrë fanatikët e kujtdo) por edhe si një investim kundër abuzimit me fjalën e lirë që ka dalë jashtë kontrollit, veçanërisht në mediat dhe forumet online. Bashkë me këtë të dytën, është edhe neveria që kam për mashtrimin dhe mashtruesit sepse si gazetar, besoj tek forca e së vërtetës dhe jo te ajo e gënjeshtrës. Është e vërtetë, ka raste kur mund të kem folur e shkruar shumë ashpër, por askush dhe asnjëherë nuk do të gjejë në ato që kam thënë e shkruar, qoftë edhe një gënjeshtër.
Orgji me lirinë e fjalës?!
POSTIMI PARAPRAKNë Bresanë të Dragashit një person plagoset me thikë!
POSTIMI I RADHËSSava Janjiq bën thirrje për luftë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
andrea stefani nje qelbesire stalini si babai i vet simon stefani.zhugan njeri se bashku me mustafa nanon.shiko partin socialiste ter vrasesit e prostitutet jan aty.rama,frrok,ndok,prenga,doshi,artur busha te gjith keta me nga dy tre emra.madje edhe kosovaresh si besnik frrok morina.te kerkuar ne itali,belgjik.po tu shton ketyre dhe serbet majko,milo,dokle,ruqi,milena harito,greket tavo,naqo,kumbaro,vasilika e pilika te duket vetja se je ne serbi a greqi.