Pejë, 14 prill 2017 – Prokurorja e rastit ndaj të arrestuarit të sotëm për terrorizëm, Rakip Abdyli, kërkoi nga gjykata në Pejë që të dyshuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit por avokati i tij e kundërshtoi këtë, duke kërkua masë më të lehtë të sigurisë.
Rakip Abdyli, u arrestua mëngjesin e sotëm, si i dyshuar se ka konsumuar veprën “shtytje për terrorizëm”, ndërkohë që para Gjykatës Themelore të Pejës ai ka shprehur pendesë.
Me pantallona të shkurtër, një bluzë të gjelbër në të zezë, i riu nga treva e Opojës, komuna e Dragashit, është sjellë me pranga para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u njohur me dyshimet për të cilat ai është arrestuar. Prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale, Merita Bina-Rugova, tha se Rakip Abdyli është ndaluar si i akuzuar për thirrje për terrorizëm. “Thirrja përmes rrjeteve sociale, për sulme ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadave të huaja, janë arsye e arrestimit të të dyshuarit, Rakip Avdyli, i cili dyshohet për veprën penale, shtytje për terrorizëm, duke bërë thirrje përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Youtube, për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja në Kosovë. Prokuroria konsideron se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, duke filluar nga koha, ende e pavërtetuar, në mënyra të ndryshme, vazhdimisht ka postuar mesazhe kërcënuese në publik, në profimin e tij në Facebook dhe në Youtube ka postuar video incizime, në të cilat të gjithë myslimanëve u bëhet thirrja që në, emër të Xhihadit, të kryejnë sulme kundër Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadave të huaja në Kosovë dhe paralajmërohet ardhja e Hilafetit”, tha prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina – Rugova, transmeton – Kallxo.com
Opojani, Rakip Abdyli, pendohet që bëri thirrje për xhihad!
POSTIMI PARAPRAKBanorët e Blaçit e duan Labinot Tahirin në shkollën e tyre!
POSTIMI I RADHËSSelim Kryeziu viziton protestuesit në çadrën e Tiranës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.