Prishtinë, 11 maj 2021 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021. Ndërkaq, dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të enjten, më 13 maj 2021. “Për shkak të gjendjes pandemike, në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër-Bajramit, me fillim në orën 05:53, ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 10 minuta para faljes së namazit të Bajramit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut, duke kërkuar nga besimtarët që, gjatë faljes së namazit të Fitër- Bajramit, të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat antikovid.
Po ashtu, BIK-u njofton se, për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizojë pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.
Nesër përfundon Ramazani – Të enjten festojmë Bajramin
POSTIMI I RADHËSNë Kukajan automjeti godet biçiklistin dhe ikën!