Nëna e Hashim Thaçit mbush 77 vjet – Gruaja që përjetoi dy luftëra!


thaci ditelindja nenesSkenderaj, 03 gusht 2014 – Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, sot po qëndron në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt. Arsye për këtë është datëlindja e nënës së tij, e cila i mbush plotë 77 vjet.
Këtë ngjarje e ka bërë publike vetë Thaçi, i cili e ka postuar urimin edhe në profilin e tij, në Facebook. “Jemi në Burojë sot, se nana i ka bërë 77 vjet. Jetë në dy shekuj dhe dy luftëra. Tek ne thonë: ‘askush nuk mund t’ja zë vendin nanës, e nana mundet t’ja zë vendin gjithkujt’. Nanat e Drenicës, nanat shqiptare – të gjitha nanat tona janë burim i pashterrshëm i dashurisë dhe shtyllës së familjes. Urime ditëlindja nanë”, ka shkruar Thaçi.