Në Ukrainë, deputetin e hedhin në kontejner bërlloku (Video)


deputeti ne kontejnerKiev, 16 shtator 2014 – Një grup qytetarësh të revoltuar, në kryeqytetin ukrainas, sot e rrëmbyen para Kuvendit shtetëror deputetin, Vitali Zhuravski, i njohur si bashkëpunëtor i Viktor Janukoviqit, ish-presidentit prorus në këtë vend. Qytetarët e mllefosur në të, sakaq e bartin deputetin dhe e hedhin në koshin e plehrave, me arsyetimin se Zhuravski, në janar të këtij viti kishte inicuar një ligj, i cili parashikonte masa tepër të rrepta kundër protestuesve antiqeveritar.

Për ta shikuar ngjarjen, kliko KËTU!