Dragash, 13 dhjetor 2021 – Sonte në mesnatë përfundon afati i paraparë nga KQZ-ja për rivotim nga diaspora për kryetar të Komunës së Dragashit. Nga KQZ-ja është bërë e ditur se deri më tani kanë mbërritur nga mërgata 381 pako të supozuara me fletëvotime për kryetar të komunës së Dragashit.
Kujtojmë se Gjykata Supreme e ka urdhëruar KQZ-në që ta përsëris votimin në mërgatë për kryetar të Dragashit dhe, kjo e fundit dha një afat 15-ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit. Tani që po përfundon ky afat, pason vlerësimi i të gjitha fletëvotimeve dhe, të martën, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave.
Në mesnatë përfundon afati për rivotim nga mërgata e Dragashit
POSTIMI I RADHËSBetohen anëtarët e legjislaturës së re të Dragashit (Video)