Në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” lëndohet një nxënës!


autoambulanca urgjencaDragash, 15 tetor 2014 – Nxënësi (H. K.) nga fshati Brezne e Dragashit, rret orës 15:00 është sjellë me urgjencë në QKMF-në e Dragashit, pasi kishte marrë lëndime, teksa po bënte ushtrime fizike në sallen e sporteve të gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Lajmin e kanë konfirmuar për Radio SHARRI-n mjekët kujdestarë në këtë qendër mjekësore, duke thënë se 17-vje çari është sjellë pa vetëdije, ku ka marrë ndihmën e parë dhe, me urgjencë është shpënë për në spitalin e Prizrenit. “Nuk e dimë saktësisht se si ka ardhur deri tek lëndimi, por supozohet se ai ka qenë duke u stërvitur në sallën e sporteve në gjimnaz. E rëndësishme për ne ka qenë intervenimi sa më i shpejtë dhe ndihma e parë që i këmi dhënë, duke ia sjellë vetëdijen dhe më pas e kemi shpënë për në Prizren”, ka thënë njëri nga mjekët në QKMF, duke shtuar se ende nuk kanë informacione për gjendjen e tij aktuale.