Dragash, 18 tetor 2024 – Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë “Muajin Rozë”, Kuvendi i Komunës së Dragashit, në bashkëpunim me Klinikën e Radiologjisë “Prodiagnostix XS” dhe Klubin e Futbollit “Opoja”, organizuan ligjeratë edukative me temën “Mbrojtja dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”.
Ligjëratën e mbajtën dy mjekë të famshëm, dr. Sylejman Krasniqi dhe dr. Xhemal Nazifi, specialist i radiologjisë, ku të pranishmit në sallë dhe ata që e përcollën përmes transmetimit tonë, patën rastin të njoftohen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe masat mbrojtëse që mund të merren.
Dr. Krasniqi dhe dr. Nazifi vunë në dukje nevojën për ekzaminime të rregullta mjekësore dhe edukimin e grave në veçanti për simptomat e hershme të kësaj sëmundje.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit, Arieta Skeraj, theksuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për parandalimin dhe trajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje.
Në Dragash vazhdojnë aktivitetet gjatë “Muajit Rozë”
POSTIMI PARAPRAKAktivitetet javore të Policisë në rajonin e Prizrenit
POSTIMI I RADHËSTë enjten organizohet ligjëratë në sallën e Kuvendit!