Dragash, 17 maj 2016 – Sot u bë hapja zyrtare e “Qendrës Informative Këshillimore dhe Zhvillim Rural” në Komunën e Dragashit.
Sipas këshilltarit për Bujqësi, Flamur Sylejmani, shërbimi këshillimor ka për qëllim dhënien e informatave tek fermerët, asistimin në zgjidhjen e problemeve të tyre, aftësimin e tyre në praktika të reja të prodhimit dhe në përdorimin e teknologjive të reja.
“Në përgjithësi, ideja është në këshillimin e tyre për t’i ngritur kapacitetet prodhuese, ngritjen e cilësisë së prodhimeve të tyre dhe ngritjen e konkurrencës në sektorët përkatës të kësaj fushe zhvillimore”, tha Sylejmani.
Hapja u bë në një takim që zhvilluan përfaqësuesit e qeverisë, nga departamenti përkatës, si dhe përfaqësuesit komunalë të bujqësisë, me bujqit, fermerët, bletarët, blegtorët etj.
Në Dragash hapet Qendra Informative Këshillimore dhe Zhvillim Rural!
POSTIMI PARAPRAKNë Dragash u vunë themelet për Adem Jasharin (Video)
POSTIMI I RADHËSNuk jemi të gjithë njësoj – Gojën, vetëm Zoti ma mbyll!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.