Dragash, 30 maj 2018 – Sot është mbajtur pjesa e parë e testit të maturës shtetërore 2018 edhe në Dragash, ku gjithçka ka vajtur për së mbari, bazuar në atë që i tha redaksisë sonë drejtori komunal i Arsimit, Vloran Cenaj, i cili ishte i pranishëm në SHML “Ruzhdi Berisha”, për të parë nga afër mbarëvajtjen e testit. “Rezultatet e testit të maturës shtetërore janë kontribut i mësimdhënësve dhe menaxherit të shkollës. Jam këtu për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të marrë informata për rrjedhën e mbajtjes së testit, për të cilin presim rezultate reale dhe urojmë që nxënësit të kenë suksese”, tha Cenaj, duke paralajmëruar se pjesa e dytë e testimit do të zhvillohet më 7 qershor. Kujtojmë se në gjithë Kosovën janë 27 mijë e 700 nxënës që po i nënshtrohen këto ditë testit të maturës, prej tyre 199 janë nga komuna e Dragashit.
Në Dragash filloi mbarë testi i Maturës shtetërore 2018
POSTIMI PARAPRAKPërkujtohet “Epopeja e Gorozhupit”