Dragash, 20 tetor 2015 – Një person është plagosur me thikë, mbrëmë në fshatin Bresanë të Dragashit, raportoi sot policia rajonale në Prizren, sipas së cilës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta. “Në fshatin Bresanë të Dragashit ka mbetur i therur një i ri, i vitlindjes 1987. Viktima është therur nga i dyshuari me një brisk xhepi, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka marrë ndihmën mjekësore në ambulancën e fshatit e më pas është shtrirë në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal në Prizren. I dyshuari është ndaluar dhe po mbahet nën masën e arrestit”, raportoi zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke sqaruar se janë duke hetuar rastin, për të mësuar rrethanat që kanë përfunduar me këtë konflikt të përgjakshëm.
Në Bresanë të Dragashit një person plagoset me thikë!
POSTIMI PARAPRAKMiratohet Buxheti 9-mujor i Dragashit – Kritika rreth shifrave!
POSTIMI I RADHËSOrgji me lirinë e fjalës?!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.