Masakrohet ambienti në Zaplluxhe!

Masakrohet ambienti në Zaplluxhe!


Dragash, 16 dhjetor 2015
– Këto pamje janë fokusuar sot në fshatin Zaplluxhe, ku shihet në mbeturina edhe një zagar i ngordhur, për të cilin banorët që jetojnë aty afër thonë se është kulmi i durimit të kësaj neglizhence nga organet përkatëse.
Mungesa e një ligji, përmes të cilit do të menaxhoheshin mbeturinat e secilës familje, përmes obligimit për pagesë, ka bërë që jo çdo familje t’i paguaj ato.
Pothuajse në secilin vendbanim të Opojës, një numër i madh familjesh, as që duan t’ia dinë për pagesën e mbeturinave. Ata vazhdojnë t’i hedhin mbeturinat kudo, duke shkaktuar revoltë tek familjet që e paguajnë rregullisht kompaninë për menaxhimin e mbeturinave.

• Foto: R. Mehmeti

Leave a Reply