Dragash, 24 nëntor 2015 – OJQ “Iniciativa e Grave të Dragashit” do ta shënoj të mërkurën Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje, me një marsh paqësor, i cili niset nga Sheshi i Dëshmorëve, përpara selisë së Komunës së Dragashit, për të vazhduar me aktivitete të tjera për 16 ditë radhazi.
Poashtu, Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me Komunën e Dragashit, do të organizojë disa aktivitete për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore, prej 25 nëntorit deri më 10 dhjetor.
Të premten, më 27 nëntor, nxënësit e shkollës së mesme në Dragash do t’iu shpërndajnë banorëve materiale promovuese kundër dhunës në baza gjinore. Aktiviteti do të zhvillohet para ndërtesës së komunës së Dragashit, duke filluar nga ora 09:30. Mëpastaj, nxënësit do ta vizitojnë policinë, Qendrën Sociale dhe gjykatën, për tu njohur më mirë me punën e këtyre institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe adresimin e dhunës në bazë gjinore.
Marsh kundër dhunës në familje, në baza gjinore!
POSTIMI PARAPRAKKallashi flet për qëndrimin e saj në Dragash (Video)
POSTIMI I RADHËSBodybuilding: Djaloshi nga Opoja zë vendin e dytë në botë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.