Beograd, 11 dhjetor 2015 – Shefi i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar në disa portale të Kosovës, sipas të cilave, gjyshi Gjuriqit kishte punuar si roje pylli, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vendin e quajtur Kurillovë, ku e kishte vrarë me armë zjarri një shqiptar nga Drenica, i cili kishte dalë për të prerë dru. Në reagimin e tij, Gjuriq thotë se ai vjen nga një familje multikulturore dhe asnjë nga paraardhësit e tij nuk e ka prejardhjen nga Kosova e as që ka jetuar në Kosovë. “Konstruksioni i trungut tim familjar, që pretendohet në media nuk do të ishte arsye që t’iu adresohem në këtë mënyrë. Por, fjala është për një konstruksion të pahijshëm, që në fakt është një lloj sulmi mbi personalitetin tim, duke tentuar të më diskreditojë në mënyrë indirekte dhe të më përfaqësojnë si armik i popullit shqiptar. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se jam serb ortodoks dhe luftoj për mirëqenien dhe interesin e popullit serb në Kosovë. Por, nuk jam armik i popullit shqiptar dhe nuk veproj kundër interesit të shqiptarëve. Përkundrazi, unë sinqerisht e nderoj dhe e respektoj popullin shqiptar”, thuhet mes tjerash në reagimin e shefit të Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, transmeton portali serb – Alo.
Marko Gjuriq: “Nuk jam armik i shqiptarëve”
POSTIMI PARAPRAKÇartet Thaçi – Përshëndet BE-në me Good Luck!
POSTIMI I RADHËSOficeri i FSK-së bën historinë për Ballkanin (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.