Kuvendi i Dragashit kërkon mbrojtjen e ambientit me ligj!

dragash mbeturinat kontejneratDragash, 29 prill 2015 – Në mbledhjen e së martës të Kuvendit të Komunës së Dragashit, u shfaq shqetësim nga të gjithë anëtarët e Kuvendin, në lidhje me gjendjen ekologjike në këtë komunë, për të cilën u tha se kudo po e mbyt bërlloku dhe se menaxhimi i mbeturinave nuk po bëhet si duhet.
Në arsyetimin e tij, kryetari i Komunës – Salim Jenuzi, tha se ky problem është pasojë e moskujdesit të qytetarëve, në radhë të parë, si dhe për arsye se qytetarët nuk po paguajnë për këtë shërbim, prandaj edhe kompania për menaxhimin e mbeturinave ka ngecur. “Qytetarët duhet të mësohen se duhet paguar kompaninë, e cila na i mbledh mbeturinat. Gjithashtu, duhet të mësohen se mbeturinat nuk duhet të hidhen vend e pavend”, tha Jenuzi, duke shtuar se problemi më i madh në refuzimin e pagesës për këtë shërbim dominon dukshëm në trevën e Gorës.
Në këtë konstatim reagoi anëtari i Kuvendit nga partia e Jenuzit, Granit Rifaj, duke konstatuar se nuk është e drejtë që faji t’i hidhet qytetarëve. “Për të kërkuar pagesë nga qytetarët, ju duhet ta bëni shërbimin korrekt dhe jo dosido. Nuk mund të kërkoni nga qytetarët që të paguajnë nga 4.5 euro në muaj, ndërkohë që mbeturinat tua largoni nga shtëpitë, një herë në javë. Me këtë çmim, qytetarëve të Prizrenit iu mblidhen mbeturinat çdo ditë. Pastaj, ju duhet t’i pajisni vendbanimet me kontejnerë adekuatë dhe jo t’i detyroni banorët që mbeturinat t’i ruajnë gjatë gjithë javës në shtëpi”, tha Rifaj.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply