Dragash, 13 nëntor 2015 – Punimet që po zhvillohen rreth instalimit të një kablloje optike, ka kohë që po e vështirësojnë trafikun përgjatë rrugëve rajonale në komunën e Dragashit, e së fundmi edhe në rrugën kryesorë që e lidhë këtë komunë me botën.
Sot në fokusin tonë ka rënë kjo pamje, ku shihet se punimet po zhvillohen pa masa të shtuara të sigurisë së trafikut, ani pse ky aks ka shumë kthesa dhe shikueshmëria është e kufizuar.
Punimet kanë arritur në afërsi të “Lakut të madh” dhe pjesa ku është futur kablloja ka mbetur e dëmtuar dhe me rërë, e cila paraqet rrezik për rrëshqitjen e automjeteve. Gjithashtu, në ikje nga kjo korsi, automjetet rrezikojnë të ndeshen me automjetet që vijnë nga drejtimi i kundërt. Disa nga drejtuesit janë shprehur të habitur, se si organet kompetente nuk po intervenojnë që të krijohet më shumë siguri gjatë këtyre punimeve dhe që gjendja ku ato janë kryer, të kthehet në gjendjen e mëparshme.
• Foto: Fexhri LATIFI