Prishtinë, 14 mars 2017 – Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të programit Stand-By Arrangement (SBA) me Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga komunikata e lëshuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Me këto mjete do të arrihet disbursimi i rreth 172 milionë eurove, bazuar në marrëveshjen Stand By me FMN-në. Me miratimin e dy rishikimeve, Bordi i FMN-së e ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të zgjatur marrëveshjen aktuale, Stand By, deri më 4 gusht 2017 për të lehtësuar vazhdimin e reformave dhe për të lejuar kohë të mjaftueshme për vazhdimin e reformave strukturore.
Për miratimin e dy rishikimeve, do të mbajnë konferencë për media, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, transmeton – Kallxo.com
Kosova siguron 100 milionë euro nga FMN-ja
POSTIMI PARAPRAKSë shpejti rindërtohet kulmi i Shtëpisë së Kulturës!
POSTIMI I RADHËSShuhet nga jeta aktori, Hadi Shehu!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.