Librazhd, 19 maj 2015 – Dy gazetarë janë sulmuar sonte në Librazhd, nga kontrabandistë të druve në këtë zonë. Mediat nga Shqipëria raportojnë se bëhet fjalë për korrespondentin e ABC News, Agim Blloshmin dhe kolegun e tij nga Top Channel, Kristaq Binjaku, të cilët janë sulmuar me armë zjarri nga disa persona që merren me kontrabandën e druve për djegie.
Dy gazetarët po përgatisnin një reportazh për çështjen e kontrabandës së druve, kur ata janë pikasur nga kontrabandistët dhe janë gjuajtur me armë. Në një lidhje të shkurtër telefonike në redaksinë e tij, Blloshmi ka kërkuar të lajmërohet sa më shpejt policia, pasi ndodhen në rrezik për jetën. Ai ka raportuar në ABC News se ka arritur të fshihet në pyll, por kontrabandistët po e ndjekin me qen, ndërkaq kolegun e tij nga Top Channel po e mbajnë peng.
Kontrabandistët e druve sulmojnë dy gazetarë!
POSTIMI PARAPRAKPërse Shqipëria duhet të vazhdojë Eurovizionin?
POSTIMI I RADHËSZëvendësministri i Diasporës qëndroi në Dragash
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.