Tetovë, 11 mars 2018 – Në fshatin Bozovcë të Tetovës, dje u organizua manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire”, në shenjë të përfundimit të dimrit dhe fillimit të stinës së verës, një rit ky i bazuar në traditën e vjetër pagane-ilire.
Para të pranishmëve parakaluan dhjetëra banorë të malësisë së Sharrit, me maska dhe veshje karakteristike. Gjithashtu, në këto karnavale morën pjesë edhe opojanët, duke u paraqitur me vallen tradicionale “Kollqoja e Opojës”, e cila u mirëprit nga të pranishmit, si dhe vetë organizatori i këtij manifestimi, Neshat Mehmeti. “Ky është viti i nëntë i karnavaleve që, siç thonë, mbajti gjallë traditën dhe zakonet e popullit tonë. Këto karnevale filluan të organizohen pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nga viti 1981 deri në vitin 2009. Unë personalisht jam tepër i kënaqur dhe i lumtur që, nëpërmjet këtij manifestimi, po e demonstrojmë lashtësinë tonë. Ky është një manifestim, i cili ka të bëjë me vlerat shumë të rëndësishme historike”, tha organizatori, Neshad Mehmeti.
Karnevalet Ilire vazhdojnë traditën – Opoja ishte aty!
POSTIMI PARAPRAKErozioni në Restelicë solli në Dragash ekspertët relevantë
POSTIMI I RADHËSArtistja që përloti familjen Jashari dhe publikun (Video)