Dragash, 17 shkurt 2016 – Pakë para mesnatës, kur edhe pritej data e shënuar për Kosovën, hajnat ia kishin mësyrë Dragashit, mbase për të operuar, kur më së paku e prisnin banorët e kësaj qyteze të vogël.
Fatmirësisht, ata janë vërejtur nga pjesëtarët e sigurimit privat, të cilët kanë njoftuar organet shtetërore të rendit, duke i penguar hajnat, ende pa e filluar operacionin e tyre.
Policia e Dragashit ka intervenuar shumë shpejtë, duke i bllokuar hyrjet në Dragash, gjë që i ka detyruar hajnat ta braktisin automjetin, sapo kanë dalë nga Dragashi, për t’i shpëtuar prangave.
Ekipi jonë nga vendi i ngjarjes ka mësuar se automjeti me targa të rajonit të Gjakovës, ishte i vjedhur, ndërkohë që personat e dyshuar ende po kërkohen nga policia.
Hajnave iu dështoi operimi në Dragash – Braktisin automjetin (Video)
POSTIMI PARAPRAKKuvendi i Kosovës sërish lajm në mediet botërore!
POSTIMI I RADHËSShkon për t’i kërkuar borxhin – Pritet me Kallash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.