Dragash, 06 maj 2016 – Me tubimin tradicional në vendin e quajtur “Vllashko”, afër fshatit Vraniç, në trevën e Gorës së Dragashit, sot u tubuan goranë nga të gjitha anët e botës, ku ndodhen në migrim, për ta shënuar festën e tyre tradicionale, e cila tashmë është zyrtarizuar edhe me Kushtetutën e Kosovës, si Dita e Goranëve.
Për t’i uruar goranët në këtë ditë, në Gorë erdhën përfaqësues serbë nga qeveria e Kosovës, si dhe përfaqësues nga qeveria e Serbisë. Nga qeveria e Kosovës erdhën zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq, ministri për Komunitete dhe Kthim – Dalibor Jevtiq, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal – Lubomir Mariq, si dhe zyrtarë të tjerë, serbë e goranë, të cilët në qeverinë e Kosovës janë të emëruar nga Lista Serbe që drejtohet nga Slavko Simiq, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në këtë manifestim. Ndërkaq, nga qeveria e Serbisë erdhën ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin dhe zv-drejtori i Zyrës për Kosovën, Dushan Kozarev.
Goranët shënuan ditën e tyre – Në vizitë iu erdhën qeveritarë nga Kosova e Serbia!
POSTIMI PARAPRAKSekuestrohen dy pistoleta, në një fshat të Prizrenit!
POSTIMI I RADHËSAleksandar Vulin sot qëndron në Gorë të Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Po si nuk ju vjen marre more horra!! Vet e humbeni identitetin dhe shkoni drejte asimilimit ! Dikur stergjysherit tuaj kan luftuar kunder ktyre kriminelave e ju i thirrni ne festa! A ka pasardhes familja Danit te rapqes ne tu tregoj se ku i kan eshtrat ushtaret e kralit! Gjyshi i vulinit eshte mundue me pushtue krainen e Lumes po nuk ja ka arrit qellimit dhe kurr krahina elumes nuk ka pas sllav! Sot kur jemi ne pozit me te mire ja sigurojme rrugen ktyre pushtusve qe ne menyre demokratike te asimilojne trojet lumjane! Ku oshte ajo zonja Elmazi qe lyp siguri e i lejon tjerit qe te asimilojn popullin kee pefaqson ajo! Zoti bala jep deklerata politike ne mbrojtje te Uqk e nuk oshte ne gjendje mi binde votusit e vet se ne ,, Gora” kurr ni lidhje nuk ka me Serbin! Ku jan veteranet e luftes qe perseafermi knaqen me keto manifestime qe kan karakter asimilus dhe heshtin ( e kam fjalen per veteranet e vertet se ata me 10 Dm uniforme jane prezent dhe knaqen me muziken e Ceces) !!! Mos lejoni o ju pasardhes te herojve lumjan qe serbia ta krijoj edhe ni Mitrovice ne zemer te Shipnise! Do te na mallkoj gjaku i xha Ymerit qe sot ende eshtnat e ti nuk jane ne vendlindje! Boni diqka se kemi mundsi me bo!!!!!!!!!!!! Shnet atyre qe me kuptojne se po vuaj ma shume se ju qe jeni afer.
nuk na kan faj goranet por shqiptaret e bellobradit,brodosanes,kosaves,brezne,pllav,kukit,kukli begut etj.
keto fshatra ende mbajn emra serb.pa e pastru shtratin nuk pastrohet shtepija.