Prishtinë, 14 shtator 2017 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, SI dhe shefi i Listës Serbe, Goran Rakiq, sipas një njoftimi të lëshuar nga ky subjekt politik, do të qëndrojnë sot në Moskë, ku do të takohen me një delegacion të Partisë “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Në njoftim thuhet se, mes tjerash, do të bisedohet edhe për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, si dhe do ta falënderojnë Rusinë dhe partinë e Putinit për përkrahjen që po iu jep serbëve dhe Serbisë. “Lista Serbe është falënderuese për përkrahjen që merr nga ‘Rusia e Bashkuar’. Gjatë takimit do të vërtetohet edhe njëherë miqësia e pandashme që lidh popullin serb dhe atë rus, si dhe interesimi i palëkundur i Federatës Ruse për pozitën e serbëve në Kosovë”, ka njoftuar Rakiq.
Goran Rakiq dhe Marko Gjuriq, në Moskë për ta Falënderuar Rusinë!
POSTIMI PARAPRAKKy krua, tashmë ka emër!
POSTIMI I RADHËSBastiset një bashkëpunëtor i Serbisë në Gorë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.