Fshati Brrut ka etnohistori – Falë autorit, Ibrahim Skenderi


 libri monografia brrutiDragash, 24 nëntor 2014 – Në periferi të fshatit Brrut të Opojës, në vendin e quajtur “Lugi i Brisë”, tre kilometra larg fshatit, në vitin 1913 kishte nddhur një masakër e tmerrshme, ku 42 meshkuj janë pushkatuar, ndërsa nga 46 të tjerë, disa janë djegur të gjallë nëpër plevica dhe shtëpi të vjetra, ku ishin fshehur, e të tjerët u vranë duke u larguar nga fshati për të shpëtuar. Ndërkohë, teksa po iknin nga ushtria serbe, 11 gra me pesë fëmijë që mbanin në gji, janë mbytur duke u hedhur edhe nëpër puse, vetëm e vetëm që mos iu bien në dorë ushtarëve serbë. Këto fragmente e karakterizojnë librin etno-historik “BRRUTI – Sfidave të shekullit”, nga autori Ibrahim Skenderi, libër ky që deri më tash nuk ka marrë asnjë vërejtje. Përkundrazi, secili e ka përgëzuar autorin për punën që ka bërë, duke iu gëzuar faktit që edhe ngjarjet e zhvilluara në krahinën e Opojës, po hidhen në letër, ku do të ruhen më mirë se sa në mendjet e njerëzve.
Libri përbën një mongrafi të pasur etnohistorike të fshatit Brrut të Opojës, në komunën e Dragashit, duke e portretizuar këtë fshat, që nga lashtësia e tij e deri në ditët e sotme. Në një deklaratë për Radio SHARRI-n, autori thotë se e kishte marrë përsipër këtë autori ibrahim skenderipunë, jo për gjë tjetër, por që sa më parë të dokumentohen ngjarjet që e kanë karakterizuar historinë e këtij fshati, përmes krahasimit të dokumenteve të pakta dhe fjalëve të disa pleqve. “Ne kemi shumë histori, të cilën na e kanë rrëfyer vetë personat që ishin protagonistë të atyre ngjarjeve. Dhe, po të prisnim ende, me vdekjen e pleqve që i kanë përjetuar këto ngjarje, do të zhdukej një epokë domethënëse e historisë së fshatit Brrut. Prandaj, jemi munduar që në mënyrë të veçantë të përfshijmë periudha të rëndësishme të historisë së shekullit XX, veçmas i jemi përkushtuar vitit 1913, kur ushtria pushtuese serbe masakroi komunitetin e Opojës dhe të Lumës”, thotë autori i librit, Ibrahim Skenderi, duke shtuar se në këtë libër i kushtohet vëmendje edhe luftës së fundit për lirinë e Kosovës, dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e veta, si dhe rindërtimit të jetës, pas vitit 1999. Në këtë libër, autori e ka përshkruar me fakte edhe ekonominë e asaj kohe, arsimin, kulturën, traditat e komunitetit të këtij fshati, zejtarinë, bujqësinë etj.
Libri “BRRUTI – Sfidave të shekullit”, i autorit Ibrahim Skenderi, është botuar nga shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, si përmbyllje e aktiviteteve të zhvilluara në shtator të vitit të kaluar, ku në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, u përkujtuan edhe viktimat në masakrën e Brrutit, të cilëve iu ngrit lapidar, mu aty ku edhe ndodhen të varrosur bashkërisht.


 

  1. i lumte autorit

  2. Respekt per autorin

Leave a Reply