Dragash, 04 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ekipit shëndetësor në Dragash i janë shtuar edhe dy mjekë të rinj, Dr. Vlerë Murati dhe Dr. Ardit Emini, me të cilët ka nënshkruar kontratat e punës. “Pas zhvillimit të procedurave të rregullta të konkursit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash është përforcuar edhe me dy profesionistë të rinj, të cilët pata kënaqësinë që t’i presë në zyrën time, ku edhe nënshkruam kontratat e punës. Dr. Vlerë Muratin dhe Dr. Ardit Eminin i urova për punësimin e merituar, duke iu dëshiruar suksese në misionin fisnik të kujdesit për shëndetin e qytetarëve tanë. Angazhimi i mjekëve të rinj në sistemin shëndetësor të komunës sonë sjell energji të reja, profesionalizëm dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për pacientët. Komuna e Dragashit do të vazhdojë me rritjen e kapaciteteve shëndetësore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për çdo qytetar”, ka njoftuar kryetari Xheladini, duke potencuar se Dr. Vlerë Murati është mjekja e gjashtë që u punësua në QKMF-në e Dragashit.
Edhe dy mjekë të rinj punësohen në Dragash!
POSTIMI I RADHËSLamtumirë, Ibrahim Skenderi… (1948 – 2025)
