Dragash, 30 korrik 2019 – Sipas njoftimit nga policia rajonale në Prizren, gjatë natës që lam pas, në Dragash janë raportuar dy aksidente, saktësisht vetëaksidente. Njëri kishte ndodhur tek ura e fshatit Mlik, në magjistralen Dragash – Restelicë, ndërsa tjetri në dalje të Dragashit, në magjistralen Dragash – Zhur. Këtë të fundit e ka fokusuar kamera jonë, në mëngjesin e hershëm.
Mësohet se, në dy rastet, nuk ka pasur pasoja në njerëz por dëmet materiale janë të theksuara. Për këtë, edhe policia ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të kenë më shumë kujdes gjatë ngasjes, pasi këto ditë vere trafiku është i rënduar dukshëm. “Fluksi i madh i mërgimtarëve, si dhe punimet që kanë filluar në magjistralet e Dragashit, kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes. Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë, duke e kontrolluar shpejtësinë dhe respektuar shenjat e trafikut”, thuhet mes tjerash në apelin e policisë.
Dy aksidente në Dragash, vetëm gjatë natës që lam pas!
POSTIMI PARAPRAKBurri vret gruan e tij – Reagon ashpër Kadri Veseli
POSTIMI I RADHËSNjoftim me rëndësi nga kompania “Renelual Tahiri”