Dragash, 17 shkurt 2014 – Në kuadër të shënimit të gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Dragash u shënuan një varg aktivitetesh, të cilat filluan me Akademinë solemne në Kuvendin e Komunës, për të vazhduar me vizitat tek varrezat e dëshmorëve dhe në përmbyllje u shfaq program kulturo-artistik.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i kësaj Komune, Salim Jenuzi, përmendi të arriturat që ka shënuar gjatë periudhës gjashtëvjeçare Kosova, në veçanti komuna e Dragashit. Jenuzi tha se, po t’i ktheheshim kohës mbrapa në retrospektivë, e sotmja do të na dukej shumë më e mirë seç e shohim në parim. “Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë për të bërë, por duhet ta pranojmë se është bërë shumë punë për një kohë të shkurtër”, ka thënë mes tjerash Jenuzi. Të pranishmit në këtë akademi i kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e komunitetit nga Gora në administratën komunale të Dragashit, Çasip Kushi dhe Sead Ibrahimi. Ndërkaq, në emër të familjeve të dëshmorëve, përshëndetje ka bërë, Sylejman Sylejmani. Pas Akademisë, u vizituan varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, ku u vendosen kurora lulesh dhe u bënë homazhe. Ndërkaq, në mesditë u shfaq program kulturo-artistik, i cili u transmetuar drejtpërdrejtë përmes valëve tona, duke ua përcjellë festën edhe mërgimtarëve, kudo që ndodhen.
Dita e pavarësisë u festua bujshëm në Dragash (Video)
POSTIMI PARAPRAKHidrocentrali “Zhuri” – Nuk ka përfunduar gjithçka!
POSTIMI I RADHËSAAK-ja inicion mocionin për rrëzimin e Qeverisë?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.